Drejtimi i Partisë Demokratike është ende i paqartë, shpjegimin në lidhje me ketë situatë e ka dhënë mbrëmjen e sotme në “Top Story” Ivi Kaso, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike.
Ai është shprehur se çështja është në Gjykatë jo sepse është në gjyq por sepse është gjykata institucioni që e ka kompetencën për të shqyrtuar një çështje të tillë.
Kaso deklaroi se Gjykata e ka kryer verifikimin në raport me ligjin dhe ka urdhëruar regjistrin që të mos e regjistrojë vendimin e gjyqtarit të vet.
Kaso: E para e rëndësishme është të qetësojmë publikun nga dezinformimi nuk ka pasur dhe nuk do të ketë për shkak të ndërhyrjeve të mazhorancës, nuk ka pasur vendim gjykate nga Apeli. Kjo çështje as nuk duhet të kishte vajtur fare në gjykatë ku siç e dimë dhjetorin e vitit të kaluar është mbajtur ku kuvendi I demokratëve ka anëtarësia ka marrë në dorë drejtimin e partisë ku ka vendosur vetë për organet e veta legjitime. Ligji për partitë politike e përcakton se këto vendimmarrje të rëndësishme në jetën e partive politike regjistrohen ne regjistrin e partive politike që mbahet në gjykatën e Tiranës. Këtë proces e bën gjykata e bën një gjyqtar që nuk është në gjyq. Këtë proces më përpara e ka pas bërë ministria e drejtësisë e ministrat, iu la gjykatës për paanësi, por praktikisht bën një proces administrativ dhe verifikon disa kritere. Gjykata e ka kryer verifikimin në raport me ligjin dhe ka urdhëruar regjistrin që të mos e regjistrojë vendimin e gjyqtarit të vet.
Top Channel