Habit me deklaratën sekretari i PD: Kanë harruar të shkarkojnë Palokën/ Kaso: Është për të vënë duart në kokë

12/01/2023 22:55

Situata në Partinë Demokratike vijon të jetë kritike dhe e turbullt sa i përket organizimit të bredshëm. 

Ende nuk dihet konkretisht se cilët janë deputetët anëtarë të grupit parlamentare e kush është përjashtuar përfundimisht, pasi vetë Indrit Sefa, është shprehur se është harruar të hiqet nga lista e deputetëve Paloka, pra është një lapsus.

Një gjë e tillë mbetet e paqartë ndërsa Ivi Kaso u shpreh se kjo situatë është për të vënë duart në kokë.

Mustafaraj: Ka pasur një angazhim të disa deputetëve që të ketë një zgjidhje të re sa I takon këtij grupi, ku një pjesë e deputetëve kishin hapësirë më të madhe dhe pjesa tjetër më të shkurtër. Në zgjedhjet e 25 prillit ku Basha vijoi të ishte kryetar u zgjodhën dy nënkryetarë, Boci dhe Salianji. Të dy këta deputetë të PD-së e ushtruan shumë pak këtë pozicion pasi u pasuan me një dorëheqje të Rushajt dhe Alibeaj mori drejtimin e grupit parlamentar dhe në momentin që flasim deputetë të cilët u angazhuan për angazhimin e lidershipit shkuan drejt një zgjedhje përtej Alibeajt dhe Boçit, dhe u vendos që nënkryetari I tjetër Salianji të drejtonte grupin parlamentar. Pak ditë më parë është realizuar numri I firmave për ta realizuar këtë vullnet të deputetëve ku edhe Alibeaj përjashtoi nga e drejta e firmës disa deputetë duke hapur një tjetër luftë numrash brenda PD-së. Fillimisht kanë qenë 28 deputetë që mbështesnin Alibeajn ndërsa tani janë rreth 13 deputetë që e mbështesin. Në ditët ne vijim do të vijojë të ketë negociata midis deputetëve sa i takon drejtimit parlamentar të Partisë Demokratike.

A është statuor vendimi i marrë me Lulzim Bashën, që merr formë të prerë sot, para një viti është marrë vendimi?

Indrit Sefa: Ai vendim e ka provuar ligjshmërinë e tij për aq kohë sa përjashtimi i 5 deputetëve në janar të 2022 është pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë si I ligjshëm. Vendimi është votuar në Këshillin Kombëtar në në Grupin parlamentar që e ka pranuar vendimin siç është. Edi Paloka ka qenë i përjashtuar që në momentin e parë, nëse nuk është i përjashtuar në listën e fundit është një lapsus.

Ivi: Gjithmonë është në kohë për përjashtime, është për të vënë duart në kokë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA