Vjen sërish momenti që Marash Kumbulla të luajë titullar. Jose Mourinho e ka rreshtuar futbollistin e Kombëtares Shqiptare në qendër të mbrojtjes në ndeshjes e Kupës së Italisë, ndaj Genoas (21:00), në “Olimpico”.
Portugezi ka ulur në stol Chris Smalling dhe në mbrojtjen me tre krah të Kumbullës luajnë Mancini (në të djathtë) dhe Ibanez (nga e majta).
Për herë të fundit Kumbulla ka zbritur në fushë në fund të tetorit, në fitoren 1-2 në fushën e Helsinkit në Europa League.
Sa i përket kronikës, Roma më në fund e zhbllokon takimin me Genoan, e vlefshme për Kupën e Italisë në minutën e 64-t. Pas shumë mundësish të pashfrytëzuara, verdhekuqtë e gjetën rrjetën me Paulo Dybala, që lëvizi bukur në zonë duke iu shmangur mbrojtësi, pa i dhënë kohë për të reaguar portierit kundërshtar, 1-0.
Top Channel