Analisti Arjan Curri shpjegoi në “Top Story” se problem njëra nga të dyja palët do ta marri logon e Partisë Demokratike, ndërsa njerëzit mund të duan Sali Berishën dhe jo Enekelejd Alibeajn.

Sipas tij Gjykata mund të bëjë që Alibeaj ta marrë, por i njëjti institucion mund të rikthejë Berishën.

“Njëra nga të dyja palët do ta marri logon me sesbën, ose pala e Alibejat me anë të vendimit të Gjykatës. Ose Gjykata mund ta lërë në fuqi Shkallën e Parë do t’ia kthejë foltores, domethënë pjesës së Berishës. Por gjithsesi problemi është politik. Deri më tani vendimi për një non gratë bën një furtunë të madhe në një parti politike. Ka edhe një palë tjetër që thotë, që mund ta keni non grata zotin Berisha por ne e duam dhe e votojmë”, u shpreh analisti.

Curri u shpreh se tashmë përplasja e kandidatëve për të zgjedhur një kryetarë të ri ka bërë që të ketë ndarje të mbështetjeve.

“Ai nuk bashkon Partinë Demokratike ai riformaton rrymat që janë brenda grupit parlamentar. Rrymat politike që janë kundra njëra-tjetrës përplasen për të nxjerrë një kryetarë të ri. A ka më brenda grupit parlamentar Alibeaj shumicën? Disa thonë e ka disa thonë nuk e ka. Flitet për zotin Salianji që ka mbledhur më shumë se 20 firma të grupit parlamentar të Alibeajt”, shtoi më tej analisti.

Top Channel