Një shimpanze perëndimore për të cilën konservatorët thonë se është “shimpanzeja më e rrallë në botë”, ka lindur në një kopsht zoologjik, duke sjellur “shpresë” për një specie të rrezikuar.

Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është lidhur mirë me nënën e tij dhe pjesën tjetër të trupës prej 22 anëtarësh, sipas kopshtit zoologjik Chester në Angli.

Ai do të emërohet sipas një ylli rock ose si ndonjë ikonë e famshme e pop-it për të ndihmuar në ngritjen e profilit të specieve të rrezikuara, një traditë e gjatë mes konservatorëve.

“Ne kemi mirëpritur më parë Dylan (Bob), Alice (Cooper) dhe Annie (Lennox). Mamaja ZeeZee dhe vogëlushi i saj u lidhën menjëherë dhe ajo po bën një punë të shkëlqyer duke u kujdesur për të”, tha Andrew Lenihan, nga kopshti zoologjik Chester.

Ai tha se majmunët ishin nën kërcënim të madh ekzistence si rezultat i gjuetisë për tregtinë e paligjshme të mishit të tyre, sëmundjeve të përhapura nga njerëzit, humbjes së gjerë të habitatit dhe shkatërrimit të pyjeve në të gjithë Afrikën Perëndimore.

Lindja e tij u jep “shpresë” përpjekjeve për të siguruar mbijetesën afatgjatë të specieve, thonë primatologët.

Kopshti zoologjik tha se vetëm 18,000 shimpanze perëndimore kanë mbetur në të gjithë Afrikën dhe është nëngrupi i parë i shimpanzeve që është shpallur ndonjëherë i rrezikuar në mënyrë kritike nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA