Top Story/ Habit me deklaratën Shabani: Vetëm në Shqipëri kam parë të korruptohen liderët fetar  

11/01/2023 23:05

Kryetari i nismës “Thurje” Endri Shabani, ka shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story” idenë e mekanizmit të kontrollit qytetar mbi pushtetin qendror, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që korrupsioni të zbehet drejt zhdukjes.

Ai deklaroi se në Shqipëri jo vetëm politikanët janë të korruptuar por edhe liderët fetarë, pra sipas tij mjaftin që një njeri të ketë pushtetin në vendin tonë dhe korrupsioni do të jetë i pandashëm në momentin që qytetarët nuk e kontrollojnë përfaqësimin politik.

Shabani: Në sistemin që në kemi nuk kemi si qytetarë mekanizma kontrolli. Në Britani është mekanizmi ku ti si qytetar ja pret mandatin në mes kryeministrit, kryetarit të bashkisë apo deputetit që fillon e devijon. E dyta është sistemi zgjedhor që inkurajon qytetarët që vota e tyre të konvertohet në një përfaqësim politik. E treta është referendum, pra ka disa instrumente ku qytetari mbron interesat e veta. Ne këti ia kemi heq gjithë pushtetin qytetarit dhe e kemi përqendruar në katër-pesë duar. Unë këtu kam parë edhe lider fetarë të korruptohen, pra pushteti të korrupton, ajo që mbëtët është mëkanizmi I kontrollit qytetar, pra në momëntin që shihet se dikush po ddevijon qytetari e merr pushtetin mbrapsht por e kemi dobësuar, nuk ka cfarë ti bëje kryeministrin. Ne nuk ezgjedjim dot drejtorin e institucionit atë e zgjedh politikani por në momentin që nuk kemi  instrumente kontrolli mbi politiknanin skemi as te vartësi, ky është themeli I problemit. Zgjidhja nuk vjen nga zgjedhja e njerëzve të kualifikuar jashtë, kishte gjyqtarë të pa formuar, futëm më të formuar por jo domosdoshmërisht ra korrupsioni, ngruihet profesionalizmi por nuk bie korrupsioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA