18 arkivolë u nxorrën sot nga spitali Carlos Monge Medrano në qytetin jugor peruan të Juliaca, 17 prej të cilëve demonstrues dhe një oficer policie, të vrarë vetëm të hënën më 9 janar.
Një grup shtëpish funerali dhuruan arkivolët që të afërmit t’i thonin lamtumirë me dinjitet të dashurve.
Të paktën 46 njerëz kanë humbur jetën që prej nisjes së protestave më 7 dhjetor kur demonstruesit kundërshtonin qeverinë e instaluar pas shkarkimit të ish-presidentit Pedro Castillo.
Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të reja dhe lirimin e Castillo, ish-mësues shkolle, sindikalist dhe fitues surprizë i zgjedhjeve në 2021.
Në kryeqytetin Lima, që duket se jeton jashtë realitetit të pjesës tjetër të vendit, qeveria e drejtuar nga Dina Boluarte, ish-zëvendësja e Castillo ka shtuar fuqitë e policisë për të ndaluar protestat.
Por demonstratat po intensifikohen në 31 provincat e vendit, në kundërpërgjigje të dhunës së policisë që la 18 të vdekur vetëm të hënën.
Qytetarë nga provincat Canchis, Canas, Acompayo e Quispicanchi janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e Boluarte, presidentes që numëron më shumë vdekje sesa ditë në detyrë: 46 viktima pas 33 ditësh në post.
Qeveria nderkohe ka vijuar retorikën konfrontuese teksa kryeminsitri Otárola tha se ‘nuk do të lëshohet pe’.
Ndërkohë autoritetet rajonale në Puno kanë shpallur Boluarte e Otárola ‘persona non grata’, së bashku me ministrin e brendshëm Víctor Rojas dhe atë të mbrojtjes José Luis Chávez.
Polici 29-vjecar që humbi jetën te henen u dogj brenda makinës së tij, teksa situata vijon të mbetet e tensionuar.//El Pais//
Top Channel