Nën presionin e Bashkimit Europian, Serbia rivendosi në vjeshtë detyrimin e vizës për udhëtarët nga Burundi dhe Tunizia.

Me ndërrimin e viteve sikurse është komunikuar u rivendos detyrimi për vizë edhe për indianët, që duan të udhëtojnë drejt saj.

Shumica e personave të nisur pa viza drejt Serbisë, e vazhdonin udhëtimin drejt Austrisë duke aplikuar të pranohen si refugjatë, ndonëse e dinin, që nuk kishin shanse për azil.

Rregullat e reja serbe, duket kanë pasur efekt. Në mes të dhjetorit, është shënuar një rënie me 70 përqind e numrit të ndalimeve të migrantëve ilegalë nga policia austriake, sipas Ministrisë së Brendshme në Vjenë.

Së fundi, në këtë vend kanë aplikuar për azil më pak se 300 vetë në javë nga India. Në fund të tetorit numri i aplikimeve për azil nga ky vend ishte rreth 1000. Edhe kalimet ilegale të kufirit në lindje të Austrisë kanë rënë ndjeshëm.

Në sfondin e temperaturave të larta, ministria megjithatë e përjashtoi dimrin si faktor frenues të valës së emigrantëve.

Sipas kancelarit  austriak Karl Nehammer vitin e kaluar 18.000 vetë nga mbi 100.000 të ardhur nga India aplikuan për azil në Austri. Shumë indianë përpiqen që nga Austria të arrijnë në vende të tjera europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA