Misioni i parë satelitor i nisur nga toka e Britanisë së Madhe ka përfunduar me dështim.
Avioni operuar nga kompania amerikane Virgin Orbit transportoi një raketë nga Newquay, Cornwall, për ta lëshuar atë lart mbi Oqeanin Atlantik.
Raketa u ndez dhe dukej se po ngjitej siç duhet, por më pas kompania tha se raketa kishte pësuar një “anomali”.
Satelitët që mbante nuk mund të lëshoheshin dhe humbën.
Cosmic Girl, avioni transportues 747, u kthye i sigurt në bazë.
Misioni ishte faturuar si një moment historik i madh për hapësirën në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar lindjen e një industrie lëshimi. Ambicia e tyre është të kthejnë vendin në një lojtar global – nga prodhimi i satelitëve, tek ndërtimi i raketave dhe krijimi i porteve të reja hapësinore, shkruan BBC.
CEO i Agjencisë Hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, Ian Annett tha se kjo tregon “sa e vështirë” është në të vërtetë hyrja në orbitë, por parashikoi nisje të mëtejshme brenda 12 muajve të ardhshëm.
“Ne ngrihemi, kthehemi, provojmë përsëri, kjo është ajo që na përcakton,” tha ai për BBC.
Matt Archer, drejtori i programit të lëshimit të agjencisë tha se problemi ndodhi në segmentin e sipërme të raketës.
Top Channel