Zinedine Zidane vazhdon të jetë pushim që kur u largua nga drejtimi i Realit të Madridit një vit e gjysmë më parë.
Para Botërorit të Katarit është përfolur gjatë si pasues i Didier Deschamps në krye të Francës, por kjo hipotezë ra për shkak të ecurisë së mirë të “Gjelave” dhe rinovimit së fundmi të kontratës së Deschamps.
Zidne mësohet se ka refuzuar një ofertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për marrjen e drejtimit të kësaj përfaqësueseje në funksion të të Kupës së Botës së vitit 2024, që do të organizohet pikërisht në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
ESPN raporton se “Zizou”, përmes menaxherit të tij, Alain Migliaccio, u pyet nëse ishte i interesuar të merrte vendin e Gregg Berhalter si trajner, një kërkesë që trajneri francez e refuzoi. Zidane është pa skuadër që nga vera e vitit 2021./ Super Sport
Top Channel