“Skema me xhaxhain nuk ka të bëje aspak me ngjarjen”, kështu ka deklaruar gazetari Bardhi Sejdarasi mbrëmjen e sotme në “Top Story” në lidhje me vjedhjen e mijëra eurove në shtëpinë e të ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë Alda Klosit.
Ai deklaroi se vlera e bizhuterive të vjedhura në kasafortë ishte më e madhe se vlera e parave të gjetura në aspirim, pra më e madhe se 500 mijë eurove.
Sejdarasi: Është e pamundur që xhaxhai të ketë mbledhur ëm shumë se 500 mijë euro e ti ketë transferuar tek mbesa e tij, këtë e eliminoj si fenomen. Përjashtohet xhaxhai, ai ka një fatkeqësi e do ta shpëtojë. Deklaruesja ka shkuar në shtëpi dhe nuk ka gjetur kasafortën, nuk janë gjetur paratë por kasafortën dhe sipas saj në kasafortë ka gjëra shumë më të shtrenja se paratë, sajo që ka bërë denoncimin ka deklaruar se I është vjedhur kasaforta. Këtu ka një gjë për t’u hetuar, ajo që e mori kasafortën ka deklaruar se e ka vjedhur, kjo kasafortë duhet parë se çfarë sistemi ka pasur. Bizhuteritë janë më të shtrenjta se vlera e parave që është gjetur tek tubi I ajrimit. Të gjithë këto gjëra me vlerë janë vendosur në një kasafortë që nuk ka siguri, kjo duhet hetuar.
Top Channel