Ajo lindi një fëmijë gjatë kohës që ishte me grupin terrorist.
Në një intervistë të rrallë nga kampi i paraburgimit Roj në Siri, ku po mbahet nga forcat kurde, aleate të Shteteve të Bashkuara, Hoda Muthana tha se i ishte mashtruar nga trafikantët në internet për t’iu bashkuar grupit terrorist në vitin 2014 dhe se është penduar për gjithçka, përveç lindjes së djalit të saj, aktualisht në moshë parashkollore.
“Jam e gatshme të bëj burg nëse më kërkohet dhe nuk do të kundërshtoj. Shpresoj që qeveria ime t’i trajtojë veprimet e mia si të një personi në moshë të re dhe naiv”, tha 28-vjeçarja për gazetën “The News Movement” me qendër në Shtetet e Bashkuara.
Të njëtjin qëndrim ajo ka përsëritur në intervista të ndryshme mediatike që kur ajo braktisi një prej enklavave të fundit të grupit ekstremist në Sir në fillim të vitit 2019.
Por katë vite më parë, në kulmin e rritjes së ekstremizmit, ajo shprehu mbështetje të zellshme për grupin terrorist, si në median sociale ashtu edhe në një intervistë për rrjetin mediatik “BuzzFeed”. Në atë kohë, grupi i vetquajtur Shteti Islamik kontrollonte një zonë sa një e treta e Sirisë dhe Irakut.
Në postimet e saj në Twitter, në vitin 2015, ajo u bënte thirrje amerikanëve që t’i bashkoheshin grupit terrorist dhe të kryenin sulme në Shtetet e Bashkuara, duke sugjeruar përplasjen e automjete në turmat e njerëzve gjatë festave apo sulmet me armë zjarri nga makinat.
Në një intervistë me rrjetin mediatik indian TNM, 28-vjeçarja Muthana tani shprehet se mbështetësit e Shtetit Islamik ja kishin marrë telefonin dhe kishin bërë postime në rrjetin Twitter.
E lindur nga një familje emigrantësh nga Jemeni në shtetin Nju Xhersi, dikur Muthana mbante pasaportë amerikane. Ajo u rrit në një familje konservatore në Hoover të shtetit Alabama, pranë qytetit Birmingham.
Në vitin 2014 ajo i tha familjes se po shkonte në një udhëtim me shkollën, por ajo shkoi me një avion në Turqi dhe prej andej kaloi në Siri. Ajo e financoi udhëtimin e fondet e shkollimit.
Në vitin 2016 administrata e Presidentit Obama e anuloi shtetësinë e saj, duke u shprehur se babai i saj ishte diplomat i akredituar jemenas në kohën kur ajo u lind, një veprim i rrallë i heqjes së shtetësisë së lindjes. Avokatët e saj e kanë kundërshtuar këtë vendimin, duke argumentuar se akreditimi diplomatik i babait përfundoi përpara lindjes së saj./ Zëri i Amerikës