Jemi në kulmin e qarkullimit të virozave stinore, gripit dhe Covid-it, ndaj në këtë ditë të diel në Urgjencën e Pediatrisë së QSUT-së ka fluks fëmijësh edhe për faktin së Qendrat Shëndetësore punojnë me staf të reduktuar.

Pacientët e vegjël ankohen për temperaturë të lartë, dhimbje barku, bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, djegie fyti, dhimbje veshi etj….

“Nipi im ka qenë me të vjella gjithë natën. Ka shumë radhë këtu. Deri tani një mjeke ishte, por sapo erdhi dhe tjetra. Ne jemi numri 35, brenda po vizitohet fëmija me numrin 20. Kemi ardhur që ne 5 të mëngjesit në urgjencë”, shprehet familjari.

“Vajza është me bronshit, ndërsa djali është komplet i bllokuar. Kemi ardhur nga fshati Brar. Kanë dy ditë që vazhdojnë kështu fëmijët. Të frikësuar jemi nga viruset, gripi që janë nëpër këmbë, por ato kanë kohën e vet”, thotë nëna e dy fëmijëve.

“Nuk e kam çuar në shkollë djalin”, thotë një tjetër.

“I kemi të dy të sëmurë edhe djalin dhe vajzën. Kanë temperaturë që nuk iu ulet. Kanë tre ditë kështu, me të vjella, fyt të acaruar. Ne sa erdhëm dhe kemi numrin 47, brenda po vizitohet fëmija me numër 22”, shprehet një prind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA