“Për’puthen Prime”/ Mikja e ngushtë e goditi në emision, Irisi dhe Lea përballen për herë të parë pas incidentit

08/01/2023 21:48

Lea dhe Irisi u bënë pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen” si shoqet e ngushta që premtuan se nuk do të debatonin asnjëherë për një djalë.

Por, takim pas takime, vajzat u përplasën me njëra-tjetrën pasi treguan se të pëlqenin të njëjtin djalë, Petron. Irisi, që kishte zhvilluar disa takime me konkurrentin, u zhgënjye kur mësoi se Lea kishte flirtuar me të. Por debatet nuk u ndalën dhe marrëdhënie mes vajzave u tensionua, aq sa arriti kulmin kur Lea qëlloi Irisin në studio.

Këtë të diel, në “Për’puthen Prime”, vajzat u përballën për herë të parë pas atij incidenti. Lea tregoi keqardhje për miqësinë e prishur dhe rrëfeu se ndihet e vetme pa Irisin.

Lea: Nuk e mendoja asnjëherë se ne të dyja do të prisheshim kështu, nuk e ke idenë sa herë më ke dalë në ëndërr. Jo se dua të bëhem e mirë… gjatë gjithë kohës, edhe pse nuk jemi shoqe, më merr shumë malli, se ti e di shumë mirë se unë gjatë gjithë kohës jam vetëm. Të paktën ishim bashkë, e kisha një njeri afër vetes që flisja diçka, më fliste, qeshnim. Ti e di shumë mirë që gjatë gjithë kohës ne vetëm qeshnm kur ishim bashkë, ia kalonim mirë, ndanim të gjitha bashkë. Dhe të prishesh për një djalë që ti nuk e kishe asgjë, e kishe thjesht një pëlqim dhe e dije shumë mirë që unë e pëlqeja…

Iris: E kam thënë dhe e them, që nuk ka lidhje me Petron se sa ka lidhje me ty. Petro është 1 për qind, ti je 99 për qind.

Lea: Atë dua të mendoj, që është diçka koti, se nëse do të ishim zënë për diçka tjetër, do ishte okej. Por jo për Petron. Se unë nuk u putha me Petron. As nuk e përqafova.

Iris: Nuk do prisja unë që ju të dy të putheshit.

Lea: Nuk kam bërë asnjë lloj gjëje, për këtë gjë qartëso veten tënde.

Iris: Nuk shkon deri te puthja, nuk e lejoj unë!

Lea: Ajo gjë që ti mendon, që u agravove në atë lloj mënyre, nuk ka lidhje fare, është diçka kot. Këtë dua që të kuptosh që ti ishe gabim.

Iris: Kurrë, ajo ndjesia te stomaku nuk më ka lënë të gaboj

Lea: Ishe gabim. Unë mendoj gjatë gjithë kohës. Dhe në ato vende që kemi qenë bashkë, mendoj po sikur të isha me Irisin, si do ishin gjërat nëse ne do të ishim shoqe akoma…

Lea: Kam dashur të të shkruaj, ti e di shumë mirë që unë nuk e kam zemrën e keqe që t’i uroj të keqen dikujt…

Iris: Zemrën e keqe nuk e ke, por ke sjelljen. Nuk të kuptoj, mënyrën si mendon. Nëse do të ishe pozitive aq sa thua, nuk do të talleshe me mua.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA