Bordi i Manchester United dëshiron të vendosë një kufi tavan pagash, në mënyrë që askush në skuadër të mos fitojë ndjeshëm, më shumë se pjesa tjetër e lojtarëve.
Sipas “Daily Mail”, asnjë lojtar nuk do të jetë në gjendje të fitojë më shumë se 200.000 £ në javë (227.000 euro). Nëse ndodh kjo, lojtari i parë që do të detyrohet të ulë ndjeshëm pagën do të jetë David de Gea. Portieri spanjoll merr 375.000 paund në javë (426.000 euro) dhe duhet t’i ulë ato për të rinovuar kontratën.
Lojtarët kryesorë në skuadrën e “Djajve të Kuq”, si Raphael Varane, Harry Maguire, Casemiro dhe Bruno Fernandes, marrin nga 180.000 deri në 200.000 paund në javë (midis 204.000 dhe 227.000 euro) dhe do të sanksionohen me gjoba, nëse nuk arrijnë të në Champions League.
Top Channel