Së fundmi bëhet e ditur se Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund sërish lidhjes së tyre.
Ylli 25-vjeçar dhe reperi 31-vjeçar, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, i dhanë fund lidhjes pasi kaluan pushimet të ndarë, sipas një raporti nga Us Weekly. Një burim i afërt me ata është shprehur për gazetën se:
Kylie dhe Travis janë ndarë përsëri, ata duhej të kalonin pushimet së bashku, por ajo shkoi në Aspen për të qenë me familjen dhe miqtë e saj atje. Kjo ka ndodhur shumë herë më parë por ata mbeten gjithmonë miq dhe prindër të mirë.
Ylli i “The Kardashians” dhe krijuesi i hitit “Highest in the Room” kanë një vajzë Stormi, 4 vjeç dhe një djalë 11 muajsh, të cilin e mirëpritën shkurtin e kaluar. Jenner festoi natën e Vitit të Ri në Aspen, Kolorado me motrën e saj Kendall dhe një grup miqsh që përfshinin Hailey dhe Justin Bieber dhe YouTuber Stassie Karanikolaou. Ditën e Vitit të Ri, ajo ngarkoi një video të TikTok në të cilën shihej duke u zhytur në borë me Stormi.
Më herët në dhjetor, personaliteti televiziv mbështeti reperin kur ai dhe 50 Cent performuan në festën e Art Basel të Wayne dhe Cynthia Boich në Miami. Të dy u panë duke biseduar dhe përqafuar në festën e mbushur me yje ku morën pjesë edhe motrat e Jenner, Kim dhe Khloe Kardashian, Serena Williams dhe Hailey Bieber. Në tetor, Scott kritikoi raportet se ai kishte tradhtuar Jenner me ish-in e tij, Rojean Kar.
Top Channel