Kontrolli i policisë në dy prona të Ervis Martinajt në Surrel, nuk u gjetën sende të jashtëligjshme

08/01/2023 15:40

Dy javë pas bastisjes së banesës në Fushëkuqe, SPAK urdhëron kontrollin e pronave të Ervis Martinaj të Surrel.

Pasditen e së shtunës forca të shumta policie mësynë në dy vilat në pronësi të Martinajt të cilat ishin të pabanuara nga askush.

Burime për Top Channel thanë se këto kontrolle po ushtrohen në funksion të veprimeve hetimore të operacionit ‘Plumbi i Artë’.

Nga kontrolli i banesave policia nuk ka gjetur asnjë send të jashtëligjshëm, megjithatë janë sekuestruar dokumente e sende të tjera që do të ekzaminohen dhe pritet t’i vijnë në ndihmë këtij hetimi.

Nuk dihet pse SPAK priti dy javë për të nxjerrë një udhër kontrolli të ri ndaj provave të Martinajt. Megjithëse kanë kaluar 2 javë nga kontrolli i parë në Fushëkuqe ku u gjet një arsenal armatimi dhe eksplozivi SPAK dhe policia nuk janë në gjendje të thonë se kujt i përkasin ato.

Ndërkohë që pa përgjigje mbetet edhe pikëpyetja për fatin e ish manjatit të lojërave të fatit I cili në gusht të këtij viti u denoncua i zhdukur nga familjarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA