Udhëtarët hynë në Kinë nga ajri, toka dhe deti të dielën, të etur për ribashkime të shumëpritura, pasi Pekini hapi kufijtë që kanë qenë të mbyllur që nga fillimi i COVID-19.
Pas tre vjetësh, Kina hapi kufijtë dhe hoqi kërkesën për karantinë për ata që hynin në territorin e saj, duke i dhënë fund kështu një shtylle përfundimtare të një politike zero-COVID që kishte mbrojtur 1.4 miliardë njerëzit e Kinës nga virusi, por gjithashtu i kishte izoluar ata nga Pjesa tjeter e botes.
Lehtësimi i masave, erdhi pas protestave historike kundër një politike që përfshinte testime të shpeshta, frenime të lëvizjes dhe bllokime masive që dëmtuan rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Radhë të gjata u krijuan në sportelet e kontrollit të aeroportit ndërkombëtar të Hong Kongut për fluturimet drejt qyteteve kontinentale, duke përfshirë Pekinin, dhe Xiamen.
Rreth 2 miliardë udhëtime priten këtë sezon, gati dyfishi i lëvizjes së vitit të kaluar dhe rikuperimi në 70% të niveleve të vitit 2019.
Shumë kinezë gjithashtu pritet të fillojnë të udhëtojnë jashtë vendit, një ndryshim i shumëpritur për pikat turistike në vende si Tajlanda dhe Indonezia. Por disa qeveri – të shqetësuara për kulmin e COVID të Kinës – po vendosin frenime për udhëtarët nga Kina. Kjo pasi shumë shtete thonë se kina po fsheh numrin e vërtet të të infektuarve me covid.
Top Channel