Kampioni i karates përfundon në litar/ Ekzekutohet me dënim me vdekje në Teheran sportisti 22-vjeçar

08/01/2023 21:06

Mohamed Mehdi Karami, 22 vjeç, është kampion kombëtar i karatesë, i cili ushtron këtë sport, që në moshën 11-vjeçare në kategori dhe disiplina të ndryshme moshash në Iran.

Ai u var në mëngjes këtë të shtunë në Teheran, në përmbushje të dënimit me vdekje, me të cilën u dënua më 5 dhjetor 2022 për gjoja “krime kundër sigurisë kombëtare”, konfirmoi agjencia e lajmeve Fars.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të ekzekutuar pas protestave dhe dënimeve me vdekje rritet në 41, sipas agjencisë zyrtare iraniane Mizan News.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA