Intervistat e princit Harry pritet të rrisin edhe më tej tensionet me familjen mbretërore

08/01/2023 20:25

Princi Harry pritet të hedhë edhe më shumë kritika ndaj familjes mbretërore në intervistat e dhëna për disa media, ku ai reklamon librin e tij të kujtimeve që pritet të dalë së shpejti.

Libri i titulluar “Spare” ka nxitur tituj provokues gazetash në Britani, para botimit të tij. Një prej intervistave të regjistruara paraprakisht, dhënë për televizionin britanik ITV, është planifikuar të transmetohet të dielën në mbrëmje.

Princ Harry rrëfen në një pjesë të saj se ai kishte qarë vetëm një herë pas vdekjes së nënën së tij, princeshës Diana në vitin 1997, dhe kjo kishte ndodhur gjatë varrimit të saj. Ai tha se ndihej fajtor që nuk kishte shfaqur emocione, kur ai dhe vëllai i tij princi William, ishin përshëndetur me turmat e njerëzve që po nderonin nënën e tyre, jashtë pallatit mbretëror.

Prince Harry do të shfaqet gjithashtu në intervista në programet televizive amerikane “60 Minutes”, “Good Morning America” dhe “The Late Show me Stephen Colbert”. Libri “Spare” pritet të publikohet të martën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA