23/11 20:33
Argjentina ia doli të triumfojë në Katar, duke kthyer Kupën e Botës në Buenos Aires pas 36 vitesh, teksa miliona njerëz festuan për disa ditë më radhë këtë sukses të Lionel Messit me shokë.
Megjithatë ka edhe nga ata që qëndruan indiferentë dhe padyshim një nga ata që nuk pritej, është ish sulmuesi i mirënjohur argjentinas, Carlos Tevez, i cili habiti jo pak me deklaratën e tij se ka ndjekur shumë pak Botërorin dhe nuk e ka uruar ende Messin.
Deklaratat e argjentinasit, që pas tërheqjes nga futbolli provoi një eksperiencë si trajner te Rosario Central, pritet të shkaktojnë jo pak debat.
Top Channel