Arsenali dhe United “përplasen” në merkato, synohet sulmuesi i Serie A

08/01/2023 12:55

Tammy Abraham duket se është i destinuar për një aventurë të re në Angli. Sulmuesi i Romës është në orbitën e Arsenalit dhe Manchester United.

Dy klubet britanike kanë nevojë për të forcuar repartin e avancuar dhe 25-vjeçari i Romës duket lojtari i duhur për të plotësuar boshllëkun në sulm.

Topçinjtë duhet të bëjnë pa Gabriel Jesus, pasi braziliani dëmtoi gjurin në Kupën e Botës. Ai duhej t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të kalojë një kohë të konsiderueshme jashtë fushave të lojës. Man United nga ana tjetër, largoi Cristiano Ronaldon, vend që duhet plotësuar.

Abraham u transferua në kryeqytetin italian nga Chelsea në verën e vitit 2021, dhe në Itali nisi menjëherë të ishte protagonist. Ai shënoi 27 gola sezonin e kaluar, por gjërat kanë qenë të vështira këtë edicion me sulmuesin i cili nuk ka patur të njëjtin produktivitet në gjysmën e parë të sezonit.

Sulmuesi i skuadrës verdhekuqe, ka shënuar vetëm 4 gola në 21 ndeshjet që ka luajtur, por kjo nuk i ul vlerat e tij dhe në Angli besojnë se një aventurë e re do e motivonte për t’u zgjuar.

Abraham ka dhe tre vite e gjysmë kontratë, por Arsenal e United duan që të shfrytëzojnë formën e këtij edicioni, dhe me një ofertë të mirë mund ta shkëpusin nga Roma. Megjithatë, italianët kanë në dorë çmimin e lojtarit nga Londra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA