Në raportin e vitit 2022, banorëve nga Finlanda nga 156 vende iu kërkua të vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0 deri në 10 duke parë gjithashtu faktorët që kontribuojnë në mbështetjen sociale, jetëgjatësinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit.
Sipas një sondazhi të vitit 2021, 87% e finlandezëve e konsiderojnë natyrën si të rëndësishme për ta, sepse u siguron atyre paqe mendore, energji dhe relaksim.
Në Finlandë, punëtorët kanë të drejtë për katër javë pushime verore. Shumë e përdorin këtë kohë për të dalë në fshat dhe për t’u ‘zhytur’ në natyrë. Sa më pak komoditete, edhe deri në pikën ku nuk ka energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm në shtëpi, aq më mirë.
Hulumtimet kanë treguar se sa më i lartë të jetë niveli i besimit në një vend, aq më të lumtur janë qytetarët e tij. Finlandezët priren t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Nëse harroni laptopin tuaj në një bibliotekë ose humbisni telefonin tuaj në tren, mund të jeni shumë të sigurt se do t’jua kthejnë atë.
Fëmijët gjithashtu shpesh marrin autobusin publik në shtëpi nga shkolla dhe luajnë jashtë pa mbikëqyrje. Nëse jeni në kërkim të cilësisë së jetës, dizajnit, natyrës, respektit për mjedisin, Finlanda është drejtimi i duhur dhe është në krye të renditjes së vendeve më të lumtura prej 5 vjetësh.
Në Finlandë dielli nuk perëndon kurrë në verë dhe është gjithmonë aty në horizont, edhe në mesnatë. Finlandezët dinë të shijojnë më së miri shkëlqimin e natës në vilat e fshatit, si dhe në qytet. 75% e territorit finlandez është i mbuluar me pyje dhe ka 41 parqe kombëtare.
Top Channel