Superylli kolumbian Shakira është “shkatërruar” pasi mësoi se fansat e saj vunë re se e dashura e tanishme e ish-partnerit të saj Gerard Piqué, ka qenë në një intervistë që ish-futbollisti bëri nga shtëpia e tij në vitin 2021, kur ai ishte ende i martuar me këngëtaren, sipas një faqe interneti.
Page Six publikon se Clara Chia Marti, e cila tani është partnerja e Pique-s, mund të shihet në një intervistë që u regjistrua në vitin 2021 në shtëpinë e përbashkët të Pique dhe Shakira, kur ata supozohej se jetonin “të lumtur së bashku”.
Sipas burimit që foli për Page Six, Shakira “është e shkatërruar kur mësoi se kjo grua qartazi ishte në shtëpi në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”.
Në kohën kur Shakira ishte në një udhëtim me fëmijët e saj, Pique zhvilloi intervistën për Zoom. Për artisten është shkatërruese të dish se kjo romancë kishte vazhduar për shumë më gjatë sesa ajo e imagjinonte, shtoi burimi i brendshëm.
Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar, pas 11 vitesh bashkëjetesë. Nga ata 11 vite, tetë i kaloi në Barcelonë të Spanjës, edhe pse këngëtarja dhe fëmijët e saj aktualisht janë duke u zhvendosur në Miami.
“Është e vështirë të flasësh për këtë”, tha Shakira për ndarjen e tyre në një intervistë të fundit. “Sidomos sepse jam duke e kaluar akoma, dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale”, tha ajo.
Top Channel