Në orët e fundit, mediet spanjolle kanë raportuar se, arbitri i mirënjohur Antonio Mateu Lahoz do të tërhiqet në fundin e sezonit aktual.
45-vjeçari ka marrë vëmendje në ndeshjet e fundit ku ka vendosur “drejtësi”. Ai ishte pjesë e Katar2022, por aventura e tij u mbyll në çerekfinale, pas takimit Argjentinë-Holandë, ndeshje e cila i doli totalisht nga kontrolli.
Mbrëmjen e 4 janarit ai ishte në sfidën e Kupës së Mbretit midis Linares dhe Sevilla, sfidë ku Lahoz i tregoi kartonin e kuq trajnerit Sampaoli, ndërsa Federata e la “pushim” këtë javë.
Arbitri nga Valencia është pjesë e La Liga-s nga viti 2008 dhe pjesë e FIFA-s nga viti 2011 dhe në ndeshjet e tij të fundit, ose më saktë në gjashtë të fundit nga muaji nëntor, ai ka nxjerrë 37 herë kartonin e verdhë, 3 kartonë të kuq dhe ka akorduar 2 penallti./ Super Sport
Top Channel