“Jam gjeni”, Guardiola merr meritat e fitores: M’u kujtua miku im…

07/01/2023 10:07

Manchester City po lufton për të fituar titullin e nëntë në histori dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit, por Arsenali po “fluturon” dhe po luan shumë mirë, dhe për momentin kryeson me pesë pikë mbi skuadrën e Pep Guardiolës.

Ky i fundit iu gëzua fitores 0-1 përballë Chelsea falë golit të Riyad Mahrez në pjesën e dytë. Trajneri spanjoll kreu dy zëvendësime në pushimin mes pjesëve duke aktivizuar Akanji dhe Lewis.

Pas një ore lojë një tjetër zëvendësim i dyfishtë: Mahrez dhe Grealish, të cilët ndërtuan aksionin e golit të fitores tri minuta më vonë. “Si e zgjidha ndeshjen me zëvendësimet e mia? Unë jam gjeni…

Në konferencën e fundit për shtypin, një miku im gazetar më pyeti: ‘Pse bëtë një zëvendësim në minutën e 87’ kundër Evertonit?’. Mbajta shënime, m’u kujtua një gjë e tillë në pushimin e ndeshjes ndaj Chelsea dhe guxova të kryeja zëvendësime.

U thashë djemve se janë në lojë edhe 63 pikë, por duhet të vazhdojmë të testojmë veten. Kemi fituar katër herë Premier League në pesë vitet e fundit, jam i kënaqur, por të vijojmë përpara me fitore”, theksoi Guardiola./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA