Vetëhidhet nga kati i tretë i banesës 55-vjeçari në Vlorë, ndërron jetë

06/01/2023 19:11
Foto ilustruese

Një 55-vjeçarë në Vlorë është vetëvrarë ditën e sotme duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte. 

Policia bën me dije se shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç e ka kryer vetëvrasjen rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA