Spektakël akulli në Kinë, pritet dyndje vizitorësh në parkun gjigand

06/01/2023 19:55

Kina hapi festivalin e saj vjetor të akullit në Harbin më 5 janar, Skulptura të larta akulli dhe fishekzjarrë krijuan atmosferën e një spektakli të vërtetë.

Me kufizimet e udhëtimit të hequra së fundmi nga Kina për Covid-19 qindra mijëra turistë pritet të vizitojnë qytetin verilindor gjatë festivalit këtë vit.

Organizatorët thonë se ata deri më tani po shohin një numër më të lartë vizitorësh se dy vite më parë .

Ata thonë se festivali është i njohur ndërkombëtarisht kështu që heqja e kufizimeve do të sjellë  numër të lart vizitorësh. Ndërsa ka dhe nga ata që kanë vite që vijnë, sidomos për të notuar në ujin e akullt.

“Kam 4 vite që notoj në dimër , ndihem shumë mirë, edhe pse në fillim është pak ftohtë , por zgjat vetëm  pak sekonda, plus që kjo të ndihmon edhe kundër covid”, tha Zhang Mingguo.

Shfaqja spektakolare është në vitin e saj të 39-të dhe zhvillohet në Harbin Ice and Snow World, parku më i madh tematik i akullit në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA