Julia Roberts u bë aktore në vitet 1980 me paraqitjen e saj në filmin e nominuar për Oscar “Steel Magnolias”, por shpërthimi i saj i vërtetë në industrinë e filmit erdhi në vitin 1990, kur ajo luajti së bashku me Richard Gere në hitin e madh “Pretty Woman”, duke e kthyer atë në një yll të kinemasë botërore.
Ndër filmat e saj më të famshëm mund të përmendim “The Pelican Brief”, “My Best Friend’s Wedding”, “Runaway Bride”, “Notting Hill”, “Eat, Pray, Love”, “Mona Lisa’s Smile” dhe “Erin Brokovich” për të cilën ajo fitoi një Oscar.
Ajo është e martuar me Daniel Moder, me të cilin ka tre fëmijë. Julia Roberts ka një pasuri prej 250 milionë dollarësh, sipas ‘Celebrity Net Worth’, i cili gjithashtu pretendon se ajo fiton midis 20 dhe 40 milionë dollarë nga pagat e saj. Roberts ka disa prona të patundshme në mbarë globin. Në vitin 2003 ajo mori një pronë prej 6.4 milionë dollarësh në Malibu, buzë detit, e shkatërroi atë dhe ndërtoi një rezidencë miqësore me mjedisin me energji diellore, të cilën e dha me qira në vitin 2018, me një tarifë mujore prej 10 000 dollarë.
Prona tjetër e saj në Malibu u ble me një çmim prej 6.84 milionë dollarësh. Ajo gjithashtu ka një shtëpi në Taos, Nju-Meksiko, një rezidencë në Los Angeles dhe një apartament në Manhattan, që së bashku vlejnë mbi 36.5 milionë dollarë. Pak ditë më parë u bë e ditur se Celine Dion vuan nga sindroma e personit të ngurtë, një sëmundje e rrallë që e ka detyruar të anulojë turneun e saj.
Artistja nuk është e vetmja me diçka kaq të rrallë, pasi edhe Julia vuan prej më shumë se 15 vitesh nga Purpura Idiopatike Trombocitopenike. Roberts lufton me këtë sëmundje, ku trupi nuk ka mjaftueshëm trombocite. Edhe pse patologjia nuk e ka penguar asnjëherë që të vazhdojë karrierën e saj profesionale, Julia Roberts duhet t’i nënshtrohet çdo ditë trajtimit, ashtu si çdo njeri tjetër që e vuan atë.
Top Channel