Josko Gvardiol ishte një ndër surprizat më të bukura në Botërorin e Katarit. Qendërmbrojtësi shkëlqeu me Kroacinë duke u shfaqur lideri i prapavijës së kombëtares që fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës.
Vetëm 20 vjeç, por shumë personalitet dhe klas për djaloshin nga Zagrebi, i cili është pjesë e Leipzigut prej verës së vitit 2021, me klubin e Bundesligës që pagoi 19 milionë euro në arkat e Dinamos për kartonin e tij.
Reali i Madridit e ka piketuar prej kohësh si përforcimin ideal për qendrën e mbrojtjes. Drejtuesit e “Los Blancos” janë takuar dy herë gjatë dy javëve të fundit me homologët gjermanë.
Kampionët e Europës kanë ofruar 120 milionë euro duke përfshirë bonuset shumë që do paguhet në dy këste. Bisedimet vazhdojnë, për Gvardiol interesohen edhe City e Chelsea, por Reali mbetet në “pole”.
Top Channel