Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur shtëpinë e familjes së këngëtares Billie Eilish. Oficerët e LAPD iu përgjigjën një telefonate nga lagjja Highland Park në Los Angeles, rreth orës 21:15, sipas ABC 7.
Gazeta raporton se shtëpia i përket prindërve të Billie, Maggie Baird dhe Patrick O’Connell. Nuk është e qartë nëse diçka është vjedhur nga prona.
Pamjet e arrestimit treguan një burrë të prangosur nga të paktën 3 oficerë të LAPD. Në Twitter, korrespondenti i ABC7 Chris Cristi ndau pamjet ajrore të shtëpisë, duke thënë se detektivët e grabitjes së LAPD po hetojnë incidentin. Në vitin 2019, këngëtarja u detyrua të punësonte një roje sigurie për të fjetur në dhomën e saj të ndenjes pasi adresa e shtëpisë doli në internet, duke rezultuar në një grup fansash që u shfaqën në shtëpinë e saj. “Ishte vërtet traumatizuese,” tha ajo për Rolling Stone në atë kohë.
Unë nuk ndihem më plotësisht e sigurt në shtëpinë time. Unë e kam dashur vëmendjen gjatë gjithë jetës sime, por nuk mendoj se dikush e di se çfarë është në të vërtetë fama.
Krijuesja e hitit “Bad Guy” më parë tha se jeton ende në shtëpi me prindërit e saj, pavarësisht se ka një pasuri prej 53 milionë dollarësh. Shtëpia vlen rreth 800 000 dollarë dhe është vendi ku Billie dhe Finneas regjistruan pjesën më të madhe të albumit të saj debutues, pasi 25-vjeçarja ngriti një studio regjistrimi të improvizuar në dhomën e tij të gjumit. Rikujtojmë, se Eilish foli së fundmi për BBC rreth ndjesive të saj të të ndjerit femërore apo mashkullore. Ylli i muzikës tregon për fuqinë që ndjen qoftë edhe në një ditë që vishet dhe merr qëndrim prej djali.
Top Channel