Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë pasi e kishte kthyer lokalin që kishte marrë me qira në një pikë shitjeje për kanabis dhe kokainë.

Bashkë me pronarin F. Sh., 24 vjeç, është arrestuar edhe kamerieri i lokalit A. B., 35 vjeç,. Në hetim është dhe një klient 23-vjeçar pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari dhe ku ishte kamarier A. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasve F. Sh. dhe A. B., ndërsa në ngarkim të shtetasit D. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA