Një 40-vjeçar në Kukës ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj fëmijëve, emë pas i ka kërcënuar ata me armë zjarri.

40-vjeçari B. F., banues në fshatin Pistë, me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, ka rënë në prangat e policisë pas ngjarjes.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të B. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA