Gjermania koordinohet me SHBA-në për mjetet luftarake për Ukrainën

06/01/2023 19:31

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë ka biseduar me homologun e saj amerikan për të koordinuar mjetet luftarake dhe mbrojtjen ajrore për Ukrainën.

Christine Lambrecht dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin diskutuan sot situatën aktuale të luftës dhe mënyrën e koordinimit të mbështetjes së mëtejshme ushtarake, veçanërisht në lidhje me automjetet luftarake të këmbësorisë dhe një sistem të mbrojtjes raketore Patriot të premtuar nga Berlini, tha ministria gjermane e mbrojtjes në një deklaratë.

“Së bashku me aleatët tanë, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në unitet, solidaritet dhe koordinim të ngushtë,” tha zonja Lambrecht.

Ne raportuam më herët se Gjermania synonte të furnizonte Ukrainën me rreth 40 transportues të blinduar të personelit Marder në tremujorin e parë të këtij viti.

Masa shënon një tjetër ndryshim të dukshëm përpara në dërgesat e armëve të Gjermanisë në Ukrainë.

Gjermania ka dhënë tashmë ndihma të konsiderueshme ushtarake, duke përfshirë obusët, armët vetëlëvizëse kundërajrore Gepard dhe një sistem raketash tokë-ajër IRIS-T, me tre të tjerë që do të pasojnë këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA