Besimtarët iu drejtuan kishave ortodokse për shërbesat e Shfaqjes së Perëndisë dhe bekimit të ujërave në Durrës.

Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e “Apostull Pavli dhe shën Asti”. Gjatë ceremonisë në kishë u bë dhe bekimi i ujit, që më pas u shpërnda në depot jashtë kishës, nga ku morën bekimin e kësaj dite besimtarët e Durrësit.

Më pas besimtarët u drejtuan në kalatat e portit detar, ku u hodh kryqi në ujërat e Adriatikut. Kryqi u kap nga 16-vjeçari Vasil Aleksi i cili u hodh bashkë me dy të rinj të tjerë në ujë për të kapur kryqin dhe çuar përpara një traditë të rëndësishme për besimtarët ortodoksë. Aleksi falenderoi Zotin që e ndihmoi në këtë akt tejet të rëndësishëm për të. Ai ia dedikoi xhaxhait të tij që nuk jeton më kapjen e kryqit, ndërsa uroi të gjithë besimtarët për një vit të mbarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA