Besimtarët ortodoksë zhvillojnë ceremoninë e kryqit në Korçë
06/01/2023 13:12
Dita e Ujit te Bekuar është kremtuar nga besimtarët ortodoksë në Korçë.
Kremtimi i festës ka nisur prej orëve të para të mëngjesit me celebrimin e meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Më pas qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit te lulishtja”Vangjush Mio”, ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Pas nxjerrjes së kryqit nga uji, fituesi Ervis Rakipi uroi mbarësi për besimtarët.
Në fund, qytetarët në simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.
Top Channel