22/12 22:33
Lionel Messi ia doli më në fund të fitonte Kupën e Botës, i vetmi trofe që i mungonte. “Pleshti” zhvilloi një Botëror fantastik dhe bashkë me shokët e skuadrës rikthyer trofeun e madh në Buenos Aires pas 36 vitesh.
Në Argjentinë kanë festuar gjatë suksesin e paharrueshëm në Katar 2022, ndërkohë që shumë njerëz u kanë vendosur emrin e tij fëmijëve të tyre.
Drejtori i Gjendjes Civile të Santa Fe, Mariano Galvez u shpreh për Santa Fe LT9 se javët e fundit ka pasur fëmijë të regjistruar me emra të tjerë të lojtarëve të Kombëtares, si Julian ose Emiliano, por më i kërkuari mbetet ai i Messit.
Top Channel