Princi Harry ka pretenduar se vëllai i tij William e sulmoi fizikisht atë, sipas medias The Guardian, e cili thotë se ka parë një kopje të kujtimeve të Dukës së Sussex, Spare.
Sipas Guardian, libri thotë se grindja u ndez nga komentet që Princi William i bëri Princit Harry në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, dhe libri tregon një debat mes çiftit për gruan e Princit Harry, Meghan.
Princi Harry, shkruan se vëllai i tij ishte kritik për martesën e tij me Meghan Markle dhe se Princi William e përshkroi atë si të vështirë dhe të vrazhdë.
“Ai më kapi nga jaka, duke më grisur gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme”, citon Harry.
Ndërkohë, në një klip të ri në një intervistë me ITV , Princi Harry refuzon të angazhohet për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit në maj.
Princi Harry shkruan se vëllai i tij e nxiti atë të kundërpërgjigjej dhe ai refuzoi ta bënte këtë, por Princi William më vonë u duk i penduar dhe kërkoi falje.
The Guardian thotë se libri i cili do të dalë të martën do të tregojë dhe shpjegojë shumë siuata të familjes mbretërore.
Top Channel