Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur i plagosur sot në Vlorë, pasi teksa lëvizte me biçikletë, është goditur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”.

30-vjeçari me iniciale M. B. që po drejtonte mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin me iniciale K. V.

70-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA