Mbërrin i vdekur në spital një i dënuar në burgun e Shënkollit
05/01/2023 13:38
Një i burgosur 64-vjeçar në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës ditën e sotme.
Mësohet se i burgosuri, Shpëtim Ferko, kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
I burgosuri i cili ka mbërritur pa shenja jete, është nga të burgosurit të cilët janë transferuar nga burgu i Zaharisë.
Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes.
Top Channel