Një pensionist indian, i cili humbi gruan e tij prej 39 vitesh gjatë pandemisë së koronavirusit, ka shpenzuar 2,500 paund për një kukull me përmasa reale të bërë sipas imazhit të saj.
Tapas Sadilia porositi një skulptor të krijonte një statujë silikoni të gruas së tij të ndjerë Indrani. Gruaja e tij vdiq e vetme në spital pasi Tapas u detyrua të izolohej në shtëpinë e tyre në Kalkuta për shkak të kufizimeve të rrepta. Por tani shëmbëlltyra e saj ulet në divan, në vendin e saj të preferuar, e veshur me një saree dhe bizhuteri ari.
Tapas tha për ‘Times of India’ se disa vite më parë ai kishte vizituar një tempull hindu me gruan e tij dhe çifti kishte admiruar një statujë veçanërisht të gjallë të një figure fetare. Ai tha se Indrani bëri shaka se nëse ajo do të vdiste para tij, do të donte të bënte një statujë të ngjashme.
Muaj pas vdekjes së gruas së tij, Tapas u kthye në të njëjtin tempull dhe vendosi të përmbushte dëshirën e gruas së tij. “Indrani më kishte thënë për dëshirën e saj për t’i bërë një statujë të ngjashme nëse do të vdiste para meje. Thjesht doja të plotësoja këtë dëshirë të saj”, pohoi ai.
Top Channel