Një 49-vjeçar është arrestuar në Fier pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
Në pranga ra Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel