Një ngjarje për motive të dobëta ka ndodhur në fshatin Zogjaj të njësisë administrative Shupenze.
Mësohet se 24-vjeçari Ramiz Markja ka kërcënuar me anë të një letre të shkruar, Naim Lleshin dhe Argjent Lleshin.
Në letër ishte shkruar “do të të djeg”, e cila ishte future në një zar bashkë me një sasi baruti në shenjë kërcënimi.
Lidhur me këtë ngjarje policia e Bulqizës ka shoqëruar ne Komisariat të dyja palët ku dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të saj.
24-vjeçari Ramiz Markja, para disa ditësh është perfshirë në një ngjarje tjetër me të dëmtuarit, ku pasditen e 30 dhjetorit ka goditur me gur në kokë Naim Lleshi për motive të dobëta.
I riu është dënuar më parë për dhunë në familje, ndërsa po punohet pe dokumentimin e kesaj njgjarjeje.
Top Channel