Një aksident ku u përfshi një makinë dhe një motor ndodhi sot në mesditë në Maminas të Durrësit.
Automjeti me drejtues 41-vjeçarin me iniciale A. S. ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H.
30-vjeçari mbeti i plagosur bashkë me një 15-vjeçar që ishte pasagjer në motor.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendgjarje ka mbërritur grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Në Maminas, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel