Aksident në kryqëzimin e Rrilës, transportohet në spital drejtuesi i automjetit
05/01/2023 18:42
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Lezhë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Opel”, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kryqëzimi i Rrilës vijon të mbetet një zonë problematike, ku janë shkaktuar aksidente të shumta.
Top Channel