Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) analizuan përgjigjet imune të njerëzve të shëndetshëm që kishin marrë vaksinën e gripit.

Ata më pas krahasuan përgjigjet e atyre që nuk kishin pasur kurrë COVID me ata që kishin raste të lehta dhe u shëruan.

Studiuesit u befasuan kur zbuluan se burrat që kishin pasur raste të lehta COVID treguan një përgjigje më të fortë ndaj vaksinave të gripit në krahasim me gratë me infeksion të lehtë COVID ose me personat që nuk ishin infektuar kurrë.

Sipas tyre, imuniteti te burrat e infektuar më parë ndryshoi përgjigjen ndaj një virusi tjetër.

Studiuesit thanë se edhe rastet e lehta të COVID mund të shkaktojnë përgjigje më të forta inflamatore tek burrat se sa tek gratë. Kjo mund të rezultojë në ndryshime më të theksuara në sistemin imunitar të burrave, madje edhe shumë kohë pas shërimit.

Meshkujt e infektuar më parë prodhonin më shumë antitrupa ndaj gripit, si dhe nivele të rritura të interferoneve. Në mënyrë tipike, gratë e shëndetshme kanë përgjigje më të forta të interferonit sesa meshkujt.

Sipas studiuesve, shfaqja e simptomave të gjata në disa persona vazhdon të jetë një shqetësim i madh shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA