25/11 17:07
Vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, shoqëruar me alternime vranësirash sidomos në zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit.
Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Top Channel