Skuadra e Tiranës është rikthyer në fushën e stërvitjes pas pushimeve të festave të fundvitit me synimin për të rikuperuar sa më shpejt formën e pushimeve dhe për të nisur një vit ndryshe nga ai që mbylli, ku rezultatet nuk ishin ato të priturat nga drejtuesit.
Për këtë situatë jo të mirë të rezultateve por edhe për pretendimet e lojtarëve dhe stafit për paga të prapambetura, sot bardheblutë kanë zhvilluar një mbledhje e presidentin Refik Halili në stadiumin e tyre “Seman Stërmasi”.
Një mbledhje e shkurtër rreth 30 mintua ku lojtarët janë zotuar për të plotëssuar kërkesat e drejtuesëve të klubit dhe anasjelltas drejtuesit për pagat e prapambetura për të cilat kanë marrë premtimin se do të mbyllen brenda muajit janar.
Pas diskutimeve, skuadra ka zbritur në fushë për të zhvilluar normalisht seancën stërvitore në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, në prag të ndeshjes që do të kenë me Laçin në kampionat, ndeshje që do të startojë për ta vitin 2023 më 13 janar.
Aktualisht bardheblutë ndodhen në vendin e dytë në klasifikim 4 pikë larg Partizanit, pas dy humbjeve rradhazi në mbyllje të vitit 2022 me Teutën dhe kryesuesit e klasifikimit.
Top Channel