Shtëpia e re e ‘Moglit të jetës reale’, që më parë hante bar e dëbohej me tallje drejt xhunglës (fotot)

04/01/2023 16:49

Zanziman Ellie i cili u bë i famshëm kur prej pamjes së tij dëbohej nga fshati drejt xhunglës prej fëmijëve të tjerë, duket se ka kthyer përmbys jetën e tij.

Ai që njihej më parë si ‘Mogli i jetës reale’ prej ngjashmërisë me personazhin e tregimeve  të trilluara, ka një shtëpi të re dhe nuk jeton më në xhungël.

Zanziman Ellie largohej nga shtëpia e tij e baltës në Ruanda për të jetuar në xhungël dhe historia e tij u bë e famshme që prej transmetimit të një dokumentari në rrjetin  YouTube në fillim të 2021.

Ellie ka lindur në 1999 dhe menjëherë u refuzua nga komuniteti prej pamjes së tij fizike të shkaktuar nga mikrocefalia, siç quhet gjendja kur bebja lind me kokë më të vogël se normalja.

Por pas donacioneve dhe ndërhyrjes së dashamirësve Ellie rinisi shkollën në qendrën komunitare për fëmijë me nevoja të veçanta Ubumwe në Ruanda.

Por lajme të reja për tashmë 23-vjeçarin tregojnë se ai ka një shtëpi të re dhe heton me nënën e tij, pas donacionit të një organizate lokale.

Nënë e bir shihen në shtëpinë me divanë të rinj dhe televizor, për të cilin nëna thotë se e ndihmon Ellie të mos jetë vetëm kur kthehet nga shkolla e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Shtëpia ka dy dhoma gjumi, ka rrymë elektrike e ujë të rrjedhshëm, që janë vështirë të gjenden në Ruanda.

Nëna thotë: “Kemi gjithçka në këtë shtëpi të re, me kanë sjellë këtë aparatin ku duket se shoh njerëz që më flasin nga ekrani (për televizorin).

“Nuk ndjehemi më të vetmuar”.

Duket se familjes bashkë me shtëpinë i është dhënë një lopë me të cilën të ushqehen. Video është publikuar nga rrjeti televiziv vendas Afrimax TV – që me sa duket është donatori.

Ndërsa Ellie raportohet se ka mësuar të ngasë biçikletën për të cilën kishte treguar interes në shkollë, sipas mësuesve.

FOTO GALERI
1/5
Ai që njihej më parë si ‘Mogli i jetës reale’ prej ngjashmërisë me personazhin e tregimeve të trilluara, ka një shtëpi të re dhe nuk jeton më në xhungël.

Top Channel