Video/ Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami Rikthimi në punë pas pushimeve është gjithmonë sfidues. Pas një periudhe festive, përballja me realitetin e nisjes së një viti të ri, shoqërohet me mungesë entuziazmi.
Ky moment shpesh krahasohet me atë të shtatorit, kur mbarojnë pushimet e verës dhe duhet ti rikthehesh aktiviteteve të përditshme.
“Janari sikur i ngjan pak a shumë shtatorit për nga ritmi, përjetojmë të njëjtat emocione njëlloj sikur rikthehemi nga pushimet e verës. Për shumë njerëz rikthimi në vendin e punës përben një problem për shkak se disa prej tyre nuk kanë arritur të pushojnë mjaftueshëm, të tjerë janë ende të papërgatitur për vështirësinë dhe ngarkesën që i pret dhe për këtë arsye nuk janë entuziastë kur kthehen“, shpjegon sociologia Entela Binjaku.
Për ta përjetuar këtë moment sa më lehtë dhe në mënyrë graduale, sociologët këshillojnë vendosjen e objektivave për vitin e ri, ç’ka do të sillte më tepër dëshirë për të punuar.
“Mendojë se për tu rikthyer nevojitet në radhë të parë vendosja e objektivave afatgjatë, vendosja e qëllimeve, puna këmbëngulëse për përmbushjen e tyre, mendojë se përshtatja me cilindo mjedis, vënia në punë e shkathtësive që kërkohen në cilëndo fushë dhe pse jo qëndrimi pozitiv ndaj të ardhmes“, thotë Binjaku.
Ditët e para të janarit janë zakonisht të ngadalta dhe të qeta, megjithatë nuk do shumë kohë që në qytet të rikthehet normaliteti ku çdokush vijon me përmbushjet e punëve dhe aktiviteteve.
Top Channel